Saturno Magazine, Articolo: TEUTA DHIMA

TEUTA DHIMA

LIBRO BILINGUE: Di Teuta Dhima Taduzione di Valbona Jakova PREFAZIONE DI ALISA VELAJ In ogni poesia di un autore, nella sua specificità, ognuno di noi, si ritrova in modo diverso. Ci sono poesie in cui senti l'oblio, ce ne sono altre in cui provi un amore sconfinato per l'umanità. Poi ci sono poesie che provocano calde correnti di pensiero nel cervello e nel cuore. La poesia di Teuta Çiku (Dhima) mi dà quest'ultima sensazione, in relazione all'amore, alla natura, alla bellezza e a tutto ciò che è umano. Sono discorsi genuini, integri, pieni di sensazioni di aromi, di petali sparsi qua e là, nell'aria tra due esseri. L'aria tra una persona e un fiore. L'aria tra l'uomo e le acque. Importante è che ci sia aria in spazi infiniti e amore senza limiti declinato in tutte le sue svariate forme. "Perché pensa un girasole" è il titolo di questo volume. Come mai un fiore sta lì a pensare? Per di più un girasole, come mai anche lei si mette a pensare come se fosse in grado di ragionare e in seguito di essere così somigliante agli esseri viventi? Non basti che sia esatamente il fiore del sole? Le domande nei titoli sono decisamente retoriche. L'importante è che la domanda generi altre domande e quindi continuare in questa linea senza finire fino alla fine. Come il pensiero, come i fiori, come le calde correnti del pensiero quando ti fermi e vedi un intero prato di girasoli. Il girasole è proprio la donna con il suo sguardo che emerge dalla profondità dell’anima, dall'amore. Di che cosa pensa un girasole mai qualcuno riuscirà a capire. Col tempo il sole i suoi frutti maturerà prosperoso come la ragazza giovane, si rallegrerà! È l'amore che fa maturare i frutti dei sogni di una donna, e d'altra parte, l'amore matura e fiorisce più magnificamente dentro ad una bella donna. Flusso di gioia, flusso di prosperità e pienezza, come la ragazza, quella ragazza che diventi donna, lei, esile femmina alla luce dell'amore, come un fiore di raggi. Nella poesia "Il Ruscello" si canta ai due amanti che dondolano nella culla di Eros. Leggiamo i versi: “Il Ruscello” Il letto lo separava un ruscello /i corpi sotto istinto uniti,/a spruzzi si trovano bagnati./Scossi da tremiti, uniti, divisi/come due pesci rimasti sulla ghiaia. I pesci della ghiaia sono spesso un po' abbagliati dal calore del sole. Come gli amanti che bevono tutti i flussi stregati delle passioni impazzite per placare la sete di corpi. Per placare la sete di quel confine limite più profondo delle acque incandescenti dell'amore. Sì, la donna può essere perduta e in seguito cadere in uno stato strano di dimenticanza e la sua canzone in questo caso, diventa un po' triste e malinconnica. Ma il suo spirito rigenerativo non lo permette. Poiché la donna del canto e il canto della donna non devono essere abbandonate dai rinnovamenti. “Chiedi l’autunno quanto ti dolgono le foglie cadute, domandi, e la stagione riderà di te. La loro caduta, è la sua esistenza. L'autunno, come te non si dimentica mai donna che rigeneri memorie. L'autunno sa perché è autunno. Quindi una donna dovrebbe sapere perché è una donna. L'autunno sa che il cerchio ciclico della vita sarà completato e che le è capitata di avere la missione più difficile: appassire. Ma perché la natura possa rinascere, deve prima passare dall'autunno e dall'inverno. I rinnovi sono più belli dopo l'oblio di sé in due stagioni. Si può dimenticare l'autunno, ma la donna in nessun modo. Lei deve camminare con una memoria primaverile anche quando le foglie cadono e cadono. Perché il discorso della donna, nella vita e nella poesia, è più caldo, più bello, molto più vicino all'amore, proprio quando scorre tra i petali. Che siano girasoli o qualsiasi altro fiore. Përse mendohet një luledielli? - Teuta Dhima me parathenie të Anisa Velaj Në secilën poezi të një autori e gjen veten në mënyra të ndryshme. Ka poezi ku ndjen harrimin, ka të tjera ku ndjen dashurinë e pakufi ndaj njerëzores. Ka pastaj poezi, që të shkaktojnë ca rryma të ngrohta mendimi në tru e në zemër. Poezia e Teuta Çikut (Dhimës) më jep këtë të fundit ndjesi, në lidhje me dashurinë, natyrën, të bukurën e gjithçka tjetër njerëzore. Janë ligjërime të çiltra, plot ndjesi aromash, prej petalesh të hapërdara andej-këtej, nëpër ajrinë mes dy qenieve. Ajrinë mes njeriut dhe një luleje. Ajrinë mes njeriut dhe ujërave…E rëndësishme është se ka ajër dhe dashuri pa kufizim. “Përse mendohet një luledielli” është titulli i këtij vëllimi. Po përse mendohet një lule? Për me tepër një luledielli përse u dashka të mendohet dhe ajo? A nuk i mjafton që është lulja e diellit? Pyetjet nëpër tituj patjetër se janë retorike. E rëndësishme është se pyetja lind pyetjen dhe kështu nuk merr dot fund gjer në fund. Si mendimi, si lulet, si rrymat e ngrohta të mendimit kur sheh një lëndinë të tërë me luledielli. Luledielli është femra me vështrimin e saj nga shpirti, nga dashuria. “Përse një lulediell mendohet, asnjëherë nuk do ta kuptojë njeri. Frytet do t'ia pjekë dielli e plotë dhe e begatë do t'i gëzohet atij.” Është dashuria që ia pjek femrës frytet e ëndrrave të saj dhe në anë tjetër, ajo dashuria, piqet e lulëzon më bukur brenda një gruaje të bukur. Rrymë gëzimi, rrymë begatie e plotnie, si femra në dritën e dashurisë, si lulja e rrezeve. Në poezinë “Përroi” i këndohet dy të dashuruarve që përkunden në djepin e Erosit. Lexojmë vargjet: “Shtratin ua ndante një përrua,/trupat nën instikt bashkuar/lagur janë prej stërkalash./Rrëqethur, bashkuar, ndarë/si dy peshq të mbetur në zall". Peshqit e zajeve janë shpesh paksa të zalisur nga ngrohtësia e diellit. Si të dashuruarit që pijnë tërë përrenjtë e harbuar të pasioneve çmendurake. Duke shuar etjen për trupa. Duke shuar etjen për kufirin më të thellë të ujërave të ndezura të dashurisë. Po gruaja mund të përhumbet nëpër vetharrime dhe kënga e saj të pikëllohet paksa. Nuk duhet. Sepse gruan e kënges dhe këngën e gruas nuk duhet ta braktisin përtëritjet. “Pa pyete vjeshtën nëse i dhimbsen gjethet e rrëzuara, pyete dhe ajo do të qeshet me ty. Rënia e tyre, është egzistenca e saj. Vjeshta asnjëherë s’e harron veten, si ti. Grua veteharruar...” (Grua vetëharruar) Vjeshta e di pse është vjeshtë. Ashtu gruaja duhet ta di pse është grua. Vjeshta e di se rrethi ciklik i jetës do kryhet dhe se asaj i ka ndodhur të ketë misionin më të vështirë: vyshkjen. Po që natyra të rilindë, duhet të kalojë mes vjeshtës e dimrit më parë. Përtëritjet janë më të bukura pas vetharrimeve në dy stinë. Mund të vetharrohet pra vjeshta, por kurrsesi gruaja. Ajo le te ecë me kujtesë të pranëvertë edhe kur gjethet rrëzohen e rrëzohen. Sepse ligjërimi i gruas, në jetë dhe në poezi është më i ngrohtë, më i bukur, më i afërt për dashurinë, atëherë kur rrjedh nëpër petale. Qofshin ato luledielli apo të çfarëdo luleje tjetër. TESSITURA Come si veste bene quella donna! Sulle pieghe del suo vestito gioca la brezza del mattino. I raggi, quelli che spuntano per primi, esaltano la sua fragile silhouette. Ogni volta che fa un passo e il suo piede bacia la terra che rimbomba sotto arsura, un uccello si mette a cantare. Un canto gioioso proprio come lei. Com’ è bello il vestire di quella donna! Il sorriso é il suo più bel vestito e l'anima la tessitrice perfetta. ENDËSI Sa bukur vishet ajo grua! Mbi palë të fustanit i lodron vesa mëngjesore. Rrezet, ato të parat, i ravijëzojnë të brishtën siluetë. Sa herë ajo hedh hapin e këmba i puth tokën që gëlon nën afsh, një zog nis këngën. Një këngë e hareshme si vetë ajo. Sa bukur vishet ajo grua! Buzëqeshjen ka më të bukurin fustan dhe shpirtin më të të përsosurin endës. RISPECCHIO Si vedono gli alberi sopra lo stagno la corteccia squamosa ruvida, prende il suo splendore. Si rompono i corpi alti sullo specchio torbido che il venticello fa ondeggiare poco e piano. Si vedono gli alberi sopra lo stagno Assomigliano alle donne con i capelli sciolti al vento che si pettinano e s’abbelliscono. Sussurrando, chiedono alla brezza: - Siamo belle? - E lei non risponde, soffia solo lievemente agitando i rami che si inarcano come braccia in un avvincere. Accarezza loro i corpi, che, nel tempo, rimangono solidi. Fischia l’assenso in un elogio per dire: sì! che si diffonde e va lontano con il zefiro. Si vedono gli alberi sullo stagno. Davvero belli: questo loro lo sanno... Lacerano le morbide nuvole piumate giocano con il ritmo della luce. I gabbiani, sbattono le ali incessantemente instancabili direttori della sinfonia solare. Pasqyrim Shihen pemët mbi pellg, lëvorja e ashpër rreshkë shkëqimin e tij mori. Thyhen trupat shtatlartë mbi pasqyrën e turbullt që puhiza valëzon nga pak e ngadalë. Shihen pemët mbi pellg, ngjajnë me gra flokëlëshuara në erë që krihen e zbukurohen. Duke fërshfëritur pyesin erën: A jemi të bukura? E ajo nuk iu përgjigjet, veç fryn e lehtë dhe iu trazon degët që harkohen si krahë në përqafim. Ua përkëdhel trupat, që kohës i qëndrojnë solid. E fishkëllen në një pooo miradie, që përhapet e shkon larg me puhizën. Shihen pemët mbi pellg... Janë me të vërtetë të bukura dhe ato këtë e dinë... Biografia di Teuta Dhima Teuta Dhima (Valona, 1974) ha completato gli studi pre-universitari presso la scuola secondaria pedagogica "17 Nëntori" di Tirana (sezione insegnanti). Ha conseguito gli studi universitari presso l'Università di Tirana, Facoltà di Filologia, sezione di Lingua e Letteratura Albanese. Ha completato la Scuola Nazionale di Biblioteconomia e il corso di specializzazione di 1 anno presso la Biblioteca Nazionale . Dal 2017 lavora come bibliografa presso la Biblioteca pubblica di Durazzo. Ha collaborato con recensioni, articoli, reportage, saggi e analisi sui giornali: "Dyrrah", "Sintagma", "Fjala", "Nacional", "Liberale", "ExLibris". Ha redatto, corretto e fatto recensioni di tanti libri di poesie e romanzi, per le case editrici "2M" e "Jozef". Ha partecipato a Seminari e Convegni: Seminario Internazionale di Lingua e Letteratura a Pristina, Convegno presso l'Università "Dhimitër Xhuvani" e "Aleksandër Moisiu". Ha pubblicato due volumi di poesie: “Lus Tokën” “Prego la Terra” (2021); " A che pensa un girasole"“Përse mendohet një luledielli” (2023). Progetta e modera le attività organizzate dalla biblioteca, dedicate al libro. Organizza e modera gli incontri del Club del Libro "Gjergj Vlashi" e molte tante altre attività culturali. Biografi shqip Teuta Dhima ( Vlorë, 1974)Ka kryer studimet parauniversitare pranë shkollës së mesme pedagogjike “17 Nëntori” në Tiranë (dega mësuesi).Studimet Universitare pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Filologjik, dega Gjuhë dhe letërsi shqipe. Ka kryer Shkollën Kombëtare të Bibliotekonomisë dhe kursin 1-vjeçar të specializimit, pranë BKSh- së. Që prej vitit 2017- e në vazhdim, punon si bibliografe pranë Bibliotekës Publike Durrës. Ka bashkëpunuar me recensione, artikuj, reportazhe, ese, dhe analiza në gazetat: “Dyrrah”, “Sintagma”, “Fjala”, “Nacional”, “Liberale”, “ExLibris”.Ka redaktuar, korrektuar e recensionuar libra me poezi, romane, për shtëpitë botuese“2M” dhe “Jozef”.Pjesëmarrëse në Seminare e Konferenca: Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës dhe i Letërsisë në Prishtinë,Koferenca pranë Universitetit “Dhimitër Xhuvani” dhe “Aleksandër Moisiu”. Ka botuar dy vëllime me poezi: “Lus Tokën”(2021); “Përse mendohet një luledielli” (2023).Ideon dhe moderon veprimtaritë që organizon biblioteka, kushtuar librit. Organizon dhe moderon takimet e Klubit të Librit “Gjergj Vlashi” si edhe shumë veprimtari të tjera kulturore. Botimet Jozef PËRSE MENDOHET NJË LULEDIELLI A CHE PENSA UN GIRASOLE Poezi - Poesie Përktheu në italisht: Valbona Jakova Korrektore gjuhësore: Suela Mino Kopertina: Oltsen Gripshi © ISBN 978-9928-811-08-0 Botimet Jozef, 2023 botimet.jozef@kad.al

Mettiti in contatto

Fondato da: Francesca Gallello

saturno.magazine@libero.it

(+39) Francesca 3383684998

© 11-2024 Design by Artvision.
All Rights Reserved.