Saturno Magazine, Articolo: MAXHUN  OSMANAJ -  ISTOG,   KOSOVË

MAXHUN  OSMANAJ -  ISTOG,   KOSOVË

MAXHUN  OSMANAJ -  ISTOG,   KOSOVË

                                                                              

KAM   HARRUAR

Kam  harruar  krejtësisht

  cilin  itinerar  është  nisur  dhembja

Ta  di  kah  do    shkojë

Ku  dhe  kur  do    mbërrijë  tek  unë?

Apo  ajo,  qëllimisht  nuk  tregon

Asnjë  destinacion

Ajo  udhëton    rrugën  e  vet

Pa  orar,  ashtu  e  çakorduar

Ndoshta  veç  ashtu  na  mban  gjallë

Nga  dritarja  e  shpresës

  gjithë  dalin  e  shikojnë

  mirë  udhëtimin  e  saj

Se    do  ta  vizitojë?!

Na  mbetet  befasi  e  padëshiruar

Ani  pse,  dashtë  e  padashur

Ka  hise    shpirtin  tonë.

 

 

 

 

KAM  DASHUR  DIKUR

Kam  dashur  dikur

Ta  këndoja  një  këngë    vjetër

Para  vetes    ngrihej  një  mur

Prore    mbetej   për  njëherë  tjetër.

 

Dikur  kam  ëndërruar  një  ëndërr

Kurrë  atë  s’e  pashë

M’u   duk,  nata    doli  para

  kurthin  e  kohës  gati  rashë.

 

Mbaj  mend,  ishte  lirikë  e  vjetër

Por      përzihej  drama-  epika

Aktet  dhe  skenat  ndryshuan  skenarin

Me  sy    përlotur  mbeti  lirika.

 

Kam  dashur,  kam  dashur  atë  këngë

Tani  e  kujtoj  si  rreze    perënduar

Tani    viziton  ag-  muzg

Si  shoqe  paksa  e  lazdruar.

 

 

 

KËSHILLË

Ju  lutem,  mos  ma  plagosni

Mëngjesin     nisje

Mesditën  ma  ruani 

Për  fushëbetejat  e   ashpra

Muzgun  ma  lini    qetë

Se  ai  s’mund    shtyhet

Asnjëherë  me  rrufetë...

 

Merano,  shkurt  2024

Mettiti in contatto

Fondato da: Francesca Gallello

saturno.magazine@libero.it

(+39) Francesca 3383684998

© 09-2024 Design by Artvision.
All Rights Reserved.