Saturno Magazine, Articolo: LETËRSIA   PAS  IKJES  SË  PRINCIT  TË  LETRAVE,  KADARE

LETËRSIA   PAS  IKJES  SË  PRINCIT  TË  LETRAVE,  KADARE

Ese  homazh

Shkruan : Maxhun Osmanaj

               LETËRSIA   PAS  IKJES    PRINCIT    LETRAVE,  KADARE

   Dje,  sot,  nesër    javët  dhe    muajt    vijim,  me  rastin  e  ikjes    pavdekësi    gjeniut,  Kadare ( 28 janar 1936 -1 korrik  2024),  po  shkruhet  dhe  do    shkruhet    revista, gazeta,  portale,  mediume  vendore  dhe  ndërkombëtare  për  perëndimin  e jetës fizike,  por  edhe për  rilindjen  e  kujtesës  shpirtërore. Më 1 korrik  2024, qielli shqiptar, arti shpirtëror-letrar  u vesh  me një petk  të zi- pikëllim. U  shua  një  yll  për  letërsinë  shqiptare  dhe  asaj  botërore,  ngase  i  dha  artit  letrar  vlera    përbotshme,  saqë  për    gjallë    Tij,  kritikët  i  dhanë   epitete  nga    të ndryshme : Gjeniu  i letrave,  Fenomeni Kadare, Princ  i letrave,   Mjeshtër  i  fjalës,  Olimpi    preku  majat, Ambasador  i  kulturës,  Nënshtetasi  botëror  i  kulturës,  Kolos,  Gjigand...,etj.

  Studiuesit  e  veprës    Tij,  e  krahasuan  me  Gogolin,  Shekspirin ,  Kunderën,  Ourelin... Pse   gjithë  ky  admirim,  vlerësim,  shtrohet  pyetja ? Nga  një  vend  i  vogël,  i  tragjedive    mëdha  shumëshekullore,  por  nga  një  popull  stoik,  kërkues  i  lirisë    vet    tokën  stërgjyshore,  lindi  dhe  u  rrit,  jetoi  dhe  veproi,  i  dha  vulën  letërsisë  shqiptare  dhe  asaj  botërore  duke  gërshëtuar  fatin,  ëndrrat,  identitetin,  kulturën,  mentalitetin  përballë  stuhive   pushtetit  vendor  dhe  rrjedhave  ballkanike  dhe  evropiane,  shumëherë    padrejta, fatkeqësisht.

  Zëri  dhe  measzhi  i  Tij  metaforik    veprat  letrare    autorit,  bëri    Evropa  dhe  bota  ta  kuptojë  dramën,  odiseadën  nëpër  shekuj  të shqiptarëve. Ai na transmetoi  me  urtësi,  mençuri  dhe civilizim  ëndrrat  e  shqiptarëve. Prandaj,  nuk  është  e  rastit    vepra  e  gjeniut  u  përvetësua  te  populli  i  tij,  te  lexuesit  evropianë  dhe  botërorë. Ai    nga  dje  banon    shtratin  qiellor    parajsës,  por    nga  perëndimi  i  Tij  fizik,  fillon  ndriçimi  tjetër  i  kujtesës,  vlerësimit  dhe  eksplorimit    rilindjes  shpirtërore. Jo  të gjithë  njerëzit  rilindin  pas  ikjes  fizike. A  është  kjo  e  natyrshme?! Të  rrallë  rilindin,  vetëm    rrallët  kujtohen  nëpër  vite  dhe  shekuj nga kujtesa  e  njerëzimit. Shkrimtari ynë  i përmasave botërore  e  gëzoi  dhe  do  ta  gëzojë  atë  fat. Ata  i  rilind  koha,  arti,  vlerat    i  dhanë  letërsisë,  humanizmit,  edukimit,  civilizimit  botëror. Ata  me  punën  e  tyre,  me gjenialitetin  e  tyre,  vetë  koha  ua  ngriti  monumentin  e  pavdekësisë,  pra  monumentin  e  rilindjes,    këtë  rast,   Princit të letrave, Kadare.

  Kadare  shënoi dy  shekuj  XX- XXI,  kohën    i  dha  shkëlqim    mrekullueshëm  artit letrar,  ndriçim  dhe  emancipim,  saqë  preku  majat   edhe    letërsisë  botërore  duke  u  përkthyer   në afër 50  gjuhë  të huaja,  duke  fituar  shumë   çmime  kombëtare  dhe ndërkombëtare   me  peshë  artistike. Vallë,  a  s’është një  sukses  i  pakontestuar?! Vetë  koha,  përvoja  jetësore,  i  dha    drejtë  gjeniut   se,  letërsinë,  artin letrar   e  pranoi  si  mision    larg  se  profesioni. Pra,  tërë  jetën,  thuaja  mbeti  shkrimtar  i  lirë. Ai  lëvroi  me  dashuri  dhe  krenari  tema    e  “ngacmuan”    mendje  fatin  e  parreshtur    popullit  shqiptar    histori    nga  koha  e  Motit    Madh- Skënderbeut  deri    deformimet  e  sistemeve      jetoi, pra  deri    ditët  e  sotme.

  Ai  lidhi  kohërat  me  ngjarjet  mjeshtrisht,  sikur  duke  qenë  “kalorës  apo  ushtar” aty  për  aty  i  çdo  beteje    popullit  shqiptar. Në  shumë  vepra  preku  temën  etnopsikologjike, duke qenë  vetë  një  “bimë”    u  rrit    arën  pjellore,  por  me një klimë të papërshtatshme  për  frutim...,  me stinë të  shpeshta  të acarta,    egra... Lëvroi edhe temën  historike-politike, si dhe disa tema  me frymë  popullore  me  tharmin legjendar,  duke  i  dhënë  frymë,  fytyrë  dhe  shpirt    ri  artit  letrar    përgjithësi.

  Çka  e  veçoi  këtë  shkrimtar  nga    tjerët,  shtrohet  pyetja ?! Mendoj  se  në këtë  pyetje    mirë  se  askush  tjetër  do    përgjigjen  kritikët,  teoricientet  dhe  studiuesit  e  veprës    Tij. Por  gjithmonë  gjatë  leximit    veprave  të gjeniut,    ka  mbetur  si  kureshtje;  narracioni  i  brendshëm  i  brumit  letrar,  fabula   dhe  kompozicioni    lidh  mjeshtrisht  kohën, personazhet  dhe  përshkrimin  artistik  me  format      bukura  estetike,  si  dhe  mesazhin    mbetet  pika  kulmore  e  veprës.

Kadare  ia shkroi  një  biografi  shpirtërore  popullit    vet, përifrazim i studiuesit  prof.dr. Agim Vinca. Mjeshtri  sikur  mblodhi  ëndrrat,  ngjarjet, kronologjinë,  etnopsikologjinë  dhe i  vulosi    vepër ,  ua  la  brezave, kohërave    vijim.

  Ai  mbeti  një  Lis rrënjëthellë    lëshoi  rrënjë  të forta në  tokën  stërgjyshore,  por  edhe  një  pemë    frytoi  dhe  do    frytojë  gjatë    civilizimin  shqiptar-evropian  dhe  botëror. Në  dy  shekujt    jetoi, mbeti  edukatori-mësuesi    i  denjë   shpirtëror   shqiptar    edukoi  shoqërinë  përballë  kulturave  botërore.

                                                                                    *

                                                              ( Si   e  “njoha “    Kadarenë ?! )

  Emrin  KADARE  e  mësova  si  fëmijë  paksa  i pjekur    fillim  të viteve të  ’70-ta    shekullit    kaluar,  kuptohet  nga  librat  e leximit    shkollë. Por fëmija ,  lexues  i pasionuar   gjatë  udhëtimit,  “vjedh “poezi      autorit   për  t’i  lexuar,    tashmë   autori  po  kulmonte  drejt  sukseseve    reja. Për  disa  vite ,    arën  mendjes    trurit,  mbolla  mendimin  se  Kadare  është  poet,  për  bindjen  për  vlerat    hetoja  dhe  vargjet      dehnin  si  njomak.

    fund    viteve    shtatëdhjeta  dhe  fillim  të viteve    tetëdhjeta  duke  u  ndeshur  me  prozën  e  gjeniut,  tashmë    kishte  bërë  për  vete,  si  dhe  duke  eksploruar  si  student  në Fakultetiin Filologjik, dega Letërsi dhe Gjuhë  shqipe    Prishtinë,    arën  e  gjykimit,  m’u  ngulit  se  autori  është  tashmë  edhe prozator-romansier,  por  edhe  i   “shashtisur”  pas  leximit    veprës  në prozë.

  Ndërsa  me  kalimin  e  kohës , kur  fillova bëlbëzimet  letrare,  mësova  edhe  diç    shumë, sidomos  pas  leximit  të veprës “ Eskili, ky  humbës  i  madh”,  mësova  që Kadare  qenka  edhe  eseist  i  thellë,  i  rrallë.Tek  nëpër  vite,  kur  u   ligjëroja  nxënësve  lëndën  e  gjuhës  shqipe,  hyra  edhe    thellë    shpirtin   krijues    mjeshtrit ,  Kadare  dhe  kuptova  se  Ai  lëvroi     gjitha  zhanret  e  artit  letrar. Mbeti  shkrimtari    i  kompletuar  i  dy  shekujve,    shënoi  një epokë    ndritur.

   Një  ditë,  fati    përqafoi,  diku  në vitin 2007 apo 2008,  me ftesë  të Fakultetit Filologjik,    një nga sallat  e amfiteatrit të fakultetit, princi i letrave  ndodhej aty , në prani të profesorëve, personaliteteve të artit, kulturës, akademisë, shtetit...Aty  ia  dëgjova zërin, ia pashë  fytyrën,  ia  hetova  madhështinë. Për  veprën   e  Tij, foli prof.dr.Agim Vinca, ku me atë rast, stafi i fakultetit e nderoi me  çmimin “Docktor Honoris  Causa”. Më vonë, veprat  e  prozatorit, poetit, eseistit  i   kërkoja  vazhdimisht  t’i  lexoja,  t’i  shijoja  mbresat,     flisja  me  shpirtin  e  tyre...Ai  i dha letërsisë bukurinë  e fjalës, formën e veçantë të rrëfimit,  narracionin  dhe kompozicionin unik , ndërsa   “ Letërsia    dha  gjithçka    kam sot, ishte  kuptimi  i jetës  sime, më  dha kurajon  për  të rezistuar  lumturinë,  shpresën  për    kapërcyer  gjithçka”,  tha në  një  intervistë  për AFP-në. E  gjithë  e  hëna, pas  lajmit  të trishtë,    iku  veshur  me  velin  pikëllimit,  si  i  humbur  nuk  e  pranoja  ikjen  e  gjigandit    letërsisë  shqipe. Portalet  ishin  bombarduar  me dhimbje,  lexuesit  ende  nuk besonin se Ai  tani  banon në qiellin  e parajsës, por  ndriçimi  i  veprës    Tij  mbetet  portë  dhe  dritare  e  hapur  për  brezat    do    vijnë. Në  mendje    erdhën  ca  fjali  lëmsh  si  ndarje,  duke  iu  drejtuar  sikur    dëgjonte kryemjeshtri: LAMTUMIRË  KADARE! Lum  shqiptaria që  ju  rriti! Lum  dy  shekujt që  i jetove! Ju ishit i  mbarë  njerëzimit.Ta  paçim borxh  nderimin  për  jetë  e  mot! I  lumtur që jetova në  epokën kadareane!

                         Istog,  më 2 korrik 2024

 

 

 

 

Mettiti in contatto

Fondato da: Francesca Gallello

saturno.magazine@libero.it

(+39) Francesca 3383684998

© 09-2024 Design by Artvision.
All Rights Reserved.